
Trajneri i kombëtares, Sylvinho e ka cilësuar të rëndësishme fitoren e Shqipërisë në Serbi. Sylvinho u shpreh se skuadra është pjekur dhe shtoi se pas Europianit, lojtarët janë rritur.“Ky ekip ka pasur një rritje, eksperienca që kemi pasur gjatë Europianit, krijon një lloj rritje te lojtarët. Në futboll mund të ndodhë çdo gjë. Ndeshjet e tilla të rrisin si lojtarë. Lojtarët janë përgjigjur shumë mirë.Besoj se është hera e parë në histori që jemi afër kualifikimit në Botëror. Jam krenar për gjithë lojtarët. Jemi shumë të mirë përpara, por kemi dy ndeshje të rëndësishme që na presin, ndaj Andorrës dhe Anglisë.Zgjodhëm Myrto Uzunin, se e kemi parë më herët dhe deshëm që të krijojmë hapësirë, me karakteristikat e lojtarit, që ai na përshtatej më tepër për të startuar sfidën”, tha Silvinjo.