
Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho vlerësoi skuadrën pas fitores 4-2 ndaj Jordanisë.“Ka qenë ndeshje shumë e veçantë dhe e rëndësishëm, sikurse për Hysaj. Ai ka pasur një rrugëtim të gjatë në Kombëtaren dhe i uroj shumë fat. Jam i kënaqur me rezultatin edhe për ndryshime. I kënaqur me Dajsinanin, Caken dhe Gripshin. Bajrami u zhvendos në të djathë, i kënaqur më paraqitjen, sikurse manovrat e Brojës. Dhimbje koke për opsionet në grup na bëjnë mirë.
Ne shikojmë çdo fundjavë për lojtarët. Kombëtarja është derë e hapur për çdo lojtar. Hoxha është rritur shumë si lojtar në ndeshjet e fundit. Para pak kohësh pati një dëmtim, por kemi komunikuar me klubin e tij.
Po bën shumë mirë me klubin ku luan. Lojtarët e pozicionuar në mbrojtje ku kemi shumë opsione. Anis Mehmeti? Të gjithë lojtarët janë në konsideratë
Në pozicionin ku luan Anis Mehmeti, është një pozicion ku ka shumë trafik, si Broja, Muçi, Bajrami, Uzuni, Hoxha, ndërsa në të djathtën, situata është pak më e lirë”.