

Gazetari hedh versione të reja, por lind dyshimi: A është kjo një përpjekje për të devijuar vëmendjen, ose për të krijuar një pistë tjetër që largon publikun nga e vërteta?
Artan Hoxha ka rrëfyer se ka takuar dy nga personat që kanë qenë pjesë e takimit të shumëpërfolur në Aruba, njëri në Majami dhe tjetri në Pragë, gjatë vitit 2022. Ai këmbëngul se kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm, duke i mëshuar faktit se bëhej fjalë për dy shqiptarë të tjerë të përfshirë në biseda për investime dhe pastrim parash.
Por ky version ngre më shumë pikëpyetje sesa përgjigje. Pse del ky informacion vetëm tani? A është një përpjekje për të zbehur dyshimet mbi emra të caktuar? Dhe mbi të gjitha, kush janë ata dy persona, të cilët Hoxha i përmend pa i bërë publikë?
Deklaratat e Belinda Ballukut përjashtojnë Ramën nga takimi, por a është ky një fakt që forcon të vërtetën, apo një lëvizje politike për të mbyllur debatin? Misteri vazhdon, ndërsa pyetja mbetet e hapur: A po shmang Artan Hoxha transparencën e plotë, duke devijuar sërish pistën e dyshimeve?