Taksa e pronës për apartamentin e dytë nuk do të aplikohet ende, pasi hyrja e saj në fuqi është shtyrë me dy vite.
Ekspertët shpjegojnë se ndryshimet lidhen kryesisht me bazën e vlerësimit të pronës dhe përfundimin e Kadastrës Fiskale.
Taksa e pronës për apartamentin e dytë e parashikuar të hynte në fuqi nga 1 janari i vitit të ardshëm, është shtyrë me dy vite.
Shtyje kjo që lidhet edhe me krijimin e Kadastrsë Fiskale.
Por si do të ndryshojë taksimi për apartametnin e parë dhe të dytë për familjet shqiptare.
Eksperti i taksimit, Edvin Stefani shpjegon se taksa do të përcaktohet nga Këshilli bashkiak dhe përqindja nga vlera e pronës që do të merret si për apartamentin e parë dhe të dytë mbetet e njëjtë.
Por ajo që ndryshon është vlera e pronës që merret për bazë.
Eksperti Edvin Stefani, sqaron se pavarëisht vlerës reale të tregut, ajo çfarë do të taksohet do të jetë gjysma e vlerës së apartamentin deri në limitin që do të vendosit për çdo qytet.
”Një prej çështjeve që kërkon sqarim lidhet me pronat e përbashkëta. Raste kur prindërit jetojnë në një banesë, por ajo është në emër të tyre dhe të fëmijëve që kanë shtëpi të tjera, krijojnë paqartësi se cila konsiderohet banesë e parë apo e dytë”.
”Përmbyllja e kadastrsës Fiskale brenda 2028-s, sipas Stefanit pritet t’i japëp fund edhe procesit të legalizimit të pronave, duek e bërë taksë për pronën sa më të drejtë”.
