Ish-deputeti i PS-së Petro Koçi një bashëpunëtor i ngushtë dikur i ish-kryeministrit Fatos Nano është kthyer pas në kohë te njohja me liderin historik të socialistëve.Ky i fundit u përcoll dje për në banesën e fundit, pasi humbi betejën më një sëmundje të rëndë. I ftuar në programin e drekës në News24, Koçi tha për Nanon se ishte një kampion i lirisë.
“Jeta jonë politike ishte shumë e lidhur me Fatosin. Për një pjesë kohe kam qenë sekretar organizator. Do të duhej të punoja dhe me rrethet. Ka qenë kohë tjetër. Duhej të zëvendësohej mentaliteti. Mentaliteti totalitar mbijetoi pas 92 deri në 97 nga pikëpamja formale. Monizmi ka rënë në 97. Nuk ra dot në 92, pasi mbijetoi deri në 97. Pati luftë klasash, sërish të egër dhe masive. Nano ishte kampion. Jo vetëm për mënyrën se si funksiononte PS dhe anëtarëve të saj për vendimmarrjet politike, por dhe imponoi liri në marrëdhëniet e partisë me shtetin.”, tha ai.
Pyetjes nëse abuzoi dikush me lirinë që Nano dha kur ishte në pushtet, Koçi tha; “Gjykimi final nëse personi ka qenë socialist, apo jo, thonë nëse ka qenë burrë i mirë apo i keq. Liritë politike, e kufizojnë më shumë abuzivizmin se sa kur mungojnë. Në atë rast ka përqendrim pushteti. Frika e njerëzve për të folur, kthehet në frikë ndaj korrupsionit. Ai kënaqej me debatin për ata që mendonin ndryshe. Ndërkohë kishte nga ata që donin t’i bënin gropën. Ka pasur aty njerëz që abuzonin me pushtetin që iu dha ai. Madje që se meritonin. Grupit Meta iu dha një pushtet i pamerituar. Vetë individi Meta iu dha pozicioni i kryetarit të PS në Tiranë, madje dhe pa votë. I dha pushtet.”.
