
Të shtëna me armë zjarri pranë mbikalimit të Rinasit. Nga të dhënat paraprake, mësohet se një person ka mbetur i plagosur.Deri më tani nuk dihen rrethanat si ka ndodhur ngjarja, si dhe identiteti i personit të plagosur.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa të tjera detaje pritet të zbardhen në vijim.