
Dy persona dyshohet se janë përplasur me armë zjarri pas një konflikti, policia ka rrethuar zonën dhe po heton ngjarjen
Të shtëna me armë zjarri tronditën qytetin e Fierit mbrëmjen e së premtes. Dy persona dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe situata ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka “blinduar” zonën, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të përfshirëve.
Në qytet është krijuar shqetësim i madh, teksa autoritetet po vijojnë kontrollet për të garantuar sigurinë dhe për të shmangur tensione të tjera.
