Ditën e sotme, faqja zyrtare e Big Brother VIP publikoi një video të re nga Dhoma e Rrëfimit, ku Kristi flet për banorin e ri, Kejsin. Një ditë më parë, tensioni mes tyre kishte arritur kulmin, kur Kristi i kishte derdhur birrë Kejsit në kokë gjatë një debati.
Në Dhomën e Rrëfimit, Kristi shprehet se nuk mund të përballojë nivelin e ish-konkurrentit të “Për’puthen”, i cili sipas tij e provokon në mënyrë që nuk e suporton dot. “Më fërkon ti mua, po pastaj filloj derdhem unë”, – shprehet këngëtari, duke kujtuar incidentin me birrën.
