
Protesta e thirrur nga forca politike e drejtuar nga Adriatik Lapaj nisi me incidente, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit
Protesta e organizuar nga Shqipëria Bëhet është mbajtur para Kryeministria dhe ka nisur që në orët e para me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, protestuesit janë përplasur fizikisht me efektivët e rendit, duke i shtyrë dhe duke tentuar të afrohen drejt godinës së Kryesisë së Kuvendit. Situata u përshkallëzua ndërsa turma kërkonte dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Tensionet u shtuan më tej pasi protestuesit pretendojnë se policia tentoi të largojë foninë dhe podiumin e ngritur për fjalimet, në të cilin po fliste kreu i partisë, Adriatik Lapaj.
Gjatë fjalës së tij, Lapaj u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë, duke theksuar se sipas tij vendi ndodhet përballë një përplasjeje mes së mirës dhe së keqes. Ai deklaroi se nuk trembet nga procedimet penale dhe se është momenti që brezi i ri të reagojë kundër qeverisjes aktuale.
Protesta vijon nën masa të shtuara sigurie, ndërsa pritet të shihet nëse situata do të qetësohet apo do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm të incidenteve.
