Një moment i tensionuar ka ndodhur në foltoren e Kuvendit, teksa deputeti i PD Klevis Balliu është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit Klodiana Spahiu.
Teksa Balliu i është afruar foltores, Spahiu ka këmbëngulur se ajo i ka hequr të drejtën e fjalës për sot Balliut dhe i ka kërkuar atij të ulet.
Megjithatë Balliu ka refuzuar duke iu drejtuar Spahiut, ndërsa në një moment ka pasur edhe ndërhyrje të Gardës së Republikës.
Në një përpjekje për të qetësuar tensionet, Spahiu ka urdhëruar 5 minuta pushim të seancës
