
Paratë u gjetën gjatë kontrollit në port, ndërsa shuma u sekuestrua dhe çështja iu referua Prokurorisë
Një rast i mosdeklarimit të parave në kufi është goditur nga policia në portin e Sarandë, ku një shtetas grek është proceduar penalisht pasi tentoi të dilte nga Shqipëri me 45 mijë euro të padeklaruara.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Sarandë, gjatë kontrolleve të ushtruara, kanë konstatuar se 45-vjeçari grek kishte fshehur shumën prej 45 000 eurosh në çantë, pa e deklaruar sipas detyrimeve ligjore.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë. Procedimi penal ka nisur për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
