
Një tërmet me magnitudë 7.8 ka goditur ngushticën Drake, zonën ujore që ndan Antarktidën nga pika më jugore e Amerikës së Jugut. Fillimisht, Qendra e Paralajmërimeve për Cunami e Paqësorit lëshoi një njoftim për rrezik cunami, por ai u tërhoq disa orë më vonë, pasi vlerësimet treguan se nuk pritej valë e madhe detare.
Lëkundjet janë ndier në disa zona të Kilit dhe Argjentinës jugore, por deri tani nuk raportohet për dëme apo viktima.
Sipas sizmologëve, epiqendra ndodhej në det të hapur, çka uli rrezikun për goditje të drejtpërdrejta në tokë.