
Gjatë javëve të fundit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka rënë ndjeshëm, duke zbuluar një pamje që rrallë shihet: Rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit.Siç shihet në pamje, në sipërfaqe kanë dalë copëza muri, betoni dhe kolonat e ndërtesave që dikur shërbenin si banesa, shkolla dhe institucione.
Pjesa më e madhe e liqenit tani duket më shumë si një lumë sesa si liqen.Rënia e nivelit të ujit ka ndikuar edhe në prodhimin e energjisë elektrike.
Hidrocentrali i Fierzës, një nga burimet kryesore të energjisë në Shqipëri, ka ndaluar punen ne disa turbina për shkak të mungesës së ujit.