
Thellohet tragjedia nga zjarri në Maliq, pas nënës ndërron jetë edhe djali 14 vjeçar i cili u dërgua për në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë vajza 6-vjeçare, Nefeli Azisllari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Maliqit, ku banesa është përfshirë nga flakët. Nëna e fëmijëve, Merjeme Azisllari nuk ka mundur të dalë nga banesa në kohë dhe ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit. Ndërsa fëmijët për shkak të djegieve që kishin marrë u dërguan me urgjencë në spital, ku fatkeqësisht 14-vjeçari Luka Azisllari nuk mundi të mbijetojë.Shkaqet e shpërthimit të zjarrit nuk janë bërë ende të ditura. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.