Një shqiptar ka përfunduar përsëri në pranga, pasi u kap rastësisht nga karabinierët gjatë një kontrolli në rrugë, teksa kishte thyer masën e gjykatës “arrest shtëpie”.
Njësia operacionale e Cesena e hasi 36-vjeçarin gjatë një patrullimi. Ata e ndaluan atë ndërsa po ecte përgjatë një rruge periferike në Cesena.
Karabinierët, gjatë procesit të identifikimit dhe pas hetimeve më të thelluara, zbuluan se 36-vjeçari shqiptar ishte nën arrest shtëpiak, të urdhëruar nga Autoriteti Gjyqësor i Brescias në lidhje me krime të posedimit dhe trafikimit të drogës, të kryera në provincën e Lombardisë.
Për këto krime, ai duhej të kishte mbetur nën arrest shtëpiak në shtëpinë e tij në Cesena, nga e cila ishte larguar pa autorizim.
Shqiptari u vu menjëherë nën arrest dhe, me urdhër të Zëvendës Prokurorit Publik të Forlì-t, u dërgua në burg, në pritje të një seance dëgjimore për vërtetimin e arrestit, e cila u mbajt sot. Gjykatësi e vërtetoi arrestimin.
Ndërkohë, Autoriteti Gjyqësor i Brescia-s lëshoi një urdhër të ri duke revokuar urdhrin e arrestit shtëpiak, duke e rikthyer në arrest me burg.
