Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për bebushen Meilin, vetëm 1 muajshe, e cila ndodhet në gjendje kritike shëndetësore dhe po lufton për jetën. Sipas familjarëve, foshnja ka nevojë urgjente për trajtim të specializuar jashtë Shqipërisë, pasi ndërhyrja e nevojshme nuk mund të ofrohet në vend.
Mjekët kanë rekomanduar transferimin e menjëhershëm të Meilinit në një spital të specializuar në Romë. Megjithatë, kostot për transportin urgjent, trajtimin mjekësor dhe qëndrimin spitalor janë shumë të larta dhe tejkalojnë mundësitë financiare të familjes. Çdo orë është e çmuar dhe çdo ndihmë mund të bëjë diferencën mes jetës dhe vdekjes.
Familjarët u bëjnë thirrje qytetarëve për solidaritet, duke theksuar se çdo kontribut, sado i vogël, mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së vogëlushes. Ata kërkojnë gjithashtu që thirrja të shpërndahet sa më shumë, edhe nga ata që nuk kanë mundësi të kontribuojnë financiarisht.
“Çdo lutje, ndihmë dhe mbështetje është shpresë për Meilin”, shprehen familjarët, duke falënderuar nga zemra këdo që zgjedh të qëndrojë pranë tyre në këtë moment të vështirë.
https://www.gofundme.com/f/1-month-old-baby-in-critical-conditinurgent-treatment
