
Çifti u paraqit në premierën e Marty Supreme në Los Angeles me kombinime portokalli Chrome Hearts, duke treguar se romanca vazhdon
Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner kanë shuar zërat për ndarje duke u shfaqur së bashku në premierën e filmit Marty Supreme në Los Angeles. Të dy mbërritën me stil të koordinuar, të veshur me nuanca portokalli nga marka Chrome Hearts, ndërsa aktori mbante një çantë të veçantë në formë rakete ping-pongu, referencë direkte ndaj personazhit të tij Marty Mauser, lojtar tenis tavoline.
Në event ishin të pranishëm edhe Gwyneth Paltrow dhe Halsey, pjesë e kastit, së bashku me regjisoren Josh Safdie, por vëmendja e mediave u përqendrua tek paraqitja surprizë e Chalamet dhe Jenner. Kjo është dalja e tyre e parë publike që prej ndeshjes së New York Yankees në tetor, periudhë gjatë së cilës janë qarkulluar raportime për krizë në marrëdhënie.
Megjithëse çifti preferon privatësinë, duke shmangur deklarimet publike për romancën, madje Chalamet refuzoi të flasë për Kylien në një intervistë me Vogue, shfaqja e tyre e përbashkët në tapetin e kuq është interpretuar si mesazh se lidhja vazhdon.
Timothée dhe Kylie u lidhën në pranverën e vitit 2023 dhe e bënë marrëdhënien publike në shtator të po atij viti. Dalja e fundit në premierë duket të jetë një rikthim i fuqishëm në sy të publikut, me shumë komente pozitive për paraqitjen dhe stilin e koordinuar të çiftit.
