
Spekulimet marrin fund, sezoni i ri nis më 20 dhjetor, ndërsa opinionistët mbeten ende surprizë.
Produksioni i Big Brother VIP Albania ka zbuluar zyrtarisht se edicioni i ardhshëm i reality showt më të ndjekur në vend do të moderohet sërish nga Ledion Liço.
Konfirmimi erdhi përmes siglës së re të publikuar nga Top Channel, ku shfaqen momente kyçe nga dy sezonet e kaluar dhe disa pamje të Ledionit në skenë, duke i dhënë fund çdo dileme mbi rikthimin e tij.
Ky lajm vjen pas thashethemeve të shumta në rrjet për një kthim të Arbanës apo një formulë të re prezantimi. Por tashmë është zyrtare: Ledion Liço do të udhëheqë edhe këtë vit spektaklin e madh.
Sezoni i ri i BBVIP nis mbrëmjen e 20 dhjetorit, ndërsa emrat e opinionistëve mbeten ende të pa zbuluar, duke shtuar kuriozitetin e publikut.
