Autoritetet belge kanë dënuar dymbëdhjetë shqiptarë që përpunonin blloqe kokainë në apartamente në Anversë të Belgjikës. Ata janë dënuar me burgim me kusht. Mediat belge shkruajnë se banda u zbulua në vitin 2024 pas një hetimi disa mujor.
Policia zbuloi fillimisht një apartament, ku përdorej nga një grup shqiptarësh që organizonin importin e kokainës përmes portit të Anversës. Nga përgjimet rezultoi se ata përdornin disa apartamente dhe takoheshin rregullisht në kafenenë “De Nieuëe Muggen” në Borgerhout.
