Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët që trafikonin nga Italia në Shqipëri, automjete luksoze të vjedhura.
Sipas njoftimit të policisë, në kërkim është shpallur shtetasi G. G, 34 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Lynk&Co”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit me qëllim shitjen dhe targimin e tij në Shqipëri.
Po ashtu edhe shtetasi S. S., 40 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Benz GLC”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit dhe ndryshimin e numrit të shasisë së këtij automjeti.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, “Benz GLC” dhe “Lynk&Co”prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 110 000 euro.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Stolen Line”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të automjeteve.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që trafikonin nga Italia në Shqipëri, automjete luksoze të vjedhura.
Sekuestrohen 2 automjete,(“Benz GLC” dhe “Lynk&Co), me vlerë rreth 110 000 euro.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruar për 2 automjete të cilët ishin trafikuar nga Italia dhe qarkullonin në Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stolen Line”.
Në kuadër të operacionit u shpallën në kërkim të shtetasve:
-G. G, 34 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Lynk&Co”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit me qëllim shitjen dhe targimin e tij në Shqipëri;
-S. S., 40 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Benz GLC”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit dhe ndryshimin e numrit të shasisë së këtij automjeti.
