
Banori dyshohet se i dha fund jetës duke u hedhur nga një pallat, rrethanat mbeten të paqarta
Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Laprakës, ku një burrë ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga një pallat. Viktima, sipas të dhënave të para, ishte baba i tre fëmijëve dhe jetonte prej vitesh në këtë lagje. Për momentin, ende nuk ka të dhëna mbi shkaqet që mund ta kenë shtyrë drejt këtij akti, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe motivet e mundshme të ngjarjes. Atmosfera në komunitet është e rënduar, ndërsa fqinjët shprehin tronditjen dhe dhimbjen për humbjen e tij. Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim.
