
Një ngjarje e rëndë trondit familjen Marku, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e dy vdekjeve të ndodhura në një kohë të shkurtër.
Një tragjedi e rëndë është shënuar në Lezhë, ku 42-vjeçari Aleksandër Marku është gjetur i pajetë në ambientet e dyqanit të tij. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale.
Pas marrjes së lajmit të rëndë, nëna e 42-vjeçarit ka ndërruar jetë pak më vonë, në rrethana që po hetohen nga autoritetet. Burime pranë çështjes bëjnë me dije se tronditja emocionale ka qenë e fortë, ndërsa policia po punon për të sqaruar plotësisht ngjarjen.
Shërbimet policore dhe mjeko-ligjore kanë qenë në vendngjarje dhe materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Autoritetet kanë bërë thirrje për respektimin e privatësisë së familjes në këto momente të vështira.
