
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, policia dhe grupi hetimor në vend për zbardhjen e plotë të rastit
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në zonën e Bushtricës, në Prrenjas, ku një person rreth moshës 60–65 vjeç ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i moshuari ka rënë nga ura hekurudhore e Bushtricës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend, mbi trasenë e rrugës automobilistike që kalon poshtë saj.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policia e Shtetit, si dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin zyrtar të viktimës.
Trupi i pajetë është transportuar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për aksident apo rrethana të tjera që çuan në këtë ngjarje tragjike.
