
Policia po heton rrethanat e ngjarjes, ndërsa pistat e para dyshojnë për vetëvrasje.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin këtë të premte, pasi Bledi Hasani është gjetur i pajetë në ambientet e një poligoni qitjeje pranë stadiumit“Arena Kombëtare”.
Sipas burimeve paraprake nga policia, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës, megjithatë hetimet po vijojnë për të sqaruar çdo rrethanë të ngjarjes.
Autoritetet janë njoftuar nga një telefonatë në numrin e emergjencës, ku një qytetar raportonte se brenda poligonit ndodhej një person i shtrirë pa shenja jete. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për identifikimin e viktimës dhe mbledhjen e provave.
Ndërkohë, pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo për një ngjarje të inskenuar, pasi deri më tani policia nuk ka përjashtuar asnjë pistë hetimore.