Edi Rama: Unë mendoj që e kanë bërë në të gjitha format dhe nga tjetër më shumë sesa për të parë nga shteti italian kjo kujtesë na ndihmon të shohim veten dhe të mos harrojmë se në çfarë situatash kemi kaluar dhe në çfarë periudhash tragjike kemi jetuar. Dhe natyrisht pa u kënaqur asnjëherë me atë që arrijmë të mos harrojmë se nga sa larg vijmë dhe të jemi besimplotë që nëse i kemi kapërcyer gjithë ato humnera e gjithë ato male, në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe sot arrijmë të ulemi në të njëjtën tryezë me qeverinë e Italisë, një format që e kemi nisur ne krye të herës me qeverinë e Kosovës dhe sot e kemi me qeverinë e Italisë. Është padiskutim një arsye më shumë për të pasur shumë besim tek e nesërmja.
