Të tjera detaje mësohen lidhur me tragjedinë në familjen shqiptare që jetonte në Porcari, pranë Luccës në Itali.
Çifti Arti dhe Jonida Kola, si dhe dy fëmijët e tyre, Hajdari, 23 vjeç dhe Xhesika, 15-vjeçe.
Ata u gjetën të pajetë në banesë dhe dyshohet se janë helmuar nga monoksidi i karbonit që ka rrjedhur nga pajisja e ngrohjes.
Familja e kishte blerë shtëpinë vetëm një vit e gjysmë më parë dhe ishte zhvendosur vetëm pesë muaj më parë.
Tragjedia në Itali/ Familja shqiptare kishte 1 vit që kishte
Kryefamiljari punonte në ndërsa i biri punonte si elektricist.
Alarmi u dha duke telefonuar numrin e urgjencës 112 pasi dikush brenda shtëpisë raportoi se nuk ndihej mirë.
Pak pas orës 22:00, ekipet e emergjencës mbërritën dhe, me të hyrë në apartament, gjetën një skenë dramatike: trupat e katër anëtarëve të familjes ishin tashmë të pajetë.
Të gjitha përpjekjet për ringjallje ishin të pasuksesshme. Sipas hetimeve fillestare, rrjedhja e gazit duket të jetë aksidentale.
