Policia Kufitare e Rinasit ka intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim, duke vënë në pranga tre shtetas, mes tyre një i dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas njoftimit zyrtar, si rezultat i analizës së riskut, intervistimit të thelluar dhe verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, u ndaluan në hyrje të Shqipërisë tre shDenis Xhelili, 41 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte deportuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe pas verifikimeve rezultoi se Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë kishte njësuar vendimin e Gjykatës së Kurorës Luton–Chichester, e cila e kishte dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim për veprat penale “Komplot për furnizim me drogë të klasit A” dhe “Komplot për t’u shmangur nëpërmjet mashtrimit nga ndalimi i importimit të një droge të klasit A”.
V. S., 38 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas udhëtonte nga Belgjika dhe pas verifikimeve rezultoi se ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
-M. M., banues në Korçë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë kishte vendosur konvertimin e dënimit nga gjobë në burgim, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”.
Pas intervistimeve dhe procedurave përkatëse, të tre personat janë dorëzuar për veprime të mëtejshme në Drejtoritë Vendore të Policisë përkatëse në Vlorë, Tiranë dhe Korçë.
Policia Kufitare Rinas thekson se kontrollet intensive do të vijojnë me qëllim kapjen e personave në kërkim dhe forcimin e sigurisë në pikat e kalimit kufitar.
