
Operacioni “Velishti” çon në pranga Arjan Prengzajn dhe Avdi Ismajlgecin; sekuestrohen armë zjarri, silenciatorë, dylbi nate e municion luftarak
Policia e Tropojës, në bashkëpunim me forcat operacionale të DVP Kukës, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Velishti”, duke arrestuar dy shtetas që qarkullonin të armatosur rëndë dhe të pajisur me radio të ngjashme me ato të Policisë.
Në pranga kanë rënë Arjan Prengzaj dhe Avdi Ismajlgeci, të cilët udhëtonin me automjet duke mbajtur armë zjarri dhe armë të ftohta.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një arsenal të plotë: 2 armë zjarri, një silenciator, 6 radio të tipit policor, 4 thika, 2 sëpata, 5 dylbi, një xhup multifunksional dhe sasi municioni luftarak.
Autoritetet theksojnë se operacioni është pjesë e fushatës së gjerë për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje në zonën veriore, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse të arrestuarit kishin lidhje me aktivitete kriminale më të gjera.