

Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi Kombet e Bashkuara gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme, duke i akuzuar se po e thellojnë krizën globale të migracionit.
“OKB-ja nuk po zgjidh problemet, por krijon të reja. Kriza e migracionit masiv është shembulli më i qartë”, deklaroi ai. Trump shtoi se ndihmat e organizatës për migrantët, si ushqim, strehim, transport dhe karta debiti, kanë lehtësuar hyrjen e tyre ilegale në SHBA.
Sipas tij, detyra e OKB-së është të mbrojë shtetet nga “pushtimet” dhe jo t’i financojë ato. “Në Amerikë refuzojmë idenë që masa njerëzish të huaj të shkelin kufijtë tanë, të dëmtojnë sovranitetin dhe të rëndojnë sistemin social”, përfundoi presidenti amerikan.