Presidenti amerikan, Donald Trump tha në konferencën e tij për shtyp pas arrestimit të Maduros se SHBA-të do ta drejtojnë përkohësisht shtetin amerikano-latin deri në ardhjen e qeverisë së re.
Ai pohoi se Maduro po shkon drejt Nju Jorkut dhe së shpejti do të merret një vendim se ku do të mbahet.
“Do drejtojmë Venezuelën ashtu siç duhet deri sa të bëhet një tranzicion i qetë dhe i drejtë qeveritar. Është një krim që ai ka qëndruar për kaq vite me politikat e tij terrorizuese kundër popullit të tij, kundërshtarëve të tij dhe kundër Shteteve të Bashkuara. Maduro dhe gruaja e tij po transportohen drejt Nju Jorkut dhe së shpejti do të merret një vendim se ku do të mbahet deri sa të përgjigjen para drejtësisë për krimet e tyre”, u shpreh Trump.
