Presidenti Donald Trump po përpiqet ta bindë Ukrainën që të pranojë kushtet e planit për paqe dhe synon që një marrëveshje parimore të arrihet deri në Krishtlindje. Pakënaqësia e tij është e dukshme, jo vetëm ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, por edhe ndaj vendeve evropiane, për të cilat thotë se “flasin shumë dhe japin pak rezultate”.
Megjithatë, Trump ka edhe çështje të tjera të rëndësishme për t’u përballur.
Ditët e fundit, ai dhe zëdhënësja e tij, Karoline Leavitt, janë pyetur për luftën në Ukrainë, por vëmendja e gazetarëve amerikanë ka qenë kryesisht te ekonomia dhe situata në Venezuelë.
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Po punojmë për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje”, ka deklaruar Trump. Ai ka pranuar gjithashtu se procesi është i ndërlikuar, pasi përfshin disa palë dhe çështje të vështira për ndarjen e territorit.

Së fundmi, vëmendja është zhvendosur edhe te Siria.
Sipas ish-diplomatit amerikan Richard Haass, mbetet e paqartë se çfarë vendimesh do të marrë Trump nëse përpjekjet për zgjidhje me rrugë paqësore vazhdojnë të dështojnë.
I dërguari i posaçëm i Trump-it, Steve Ëitkoff, së bashku me dhëndrin e tij, Jared Kushner, pritet të takojnë nesër, 15 dhjetor, në Berlin udhëheqësit evropianë dhe presidentin Zelensky.
Sipas burimeve, dy të dërguarit i kanë raportuar Trump-it se disa prej çështjeve janë më afër zgjidhjes dhe se deklaratat e fundit të Zelensky-t tregojnë gatishmëri për të pyetur qytetarët përmes një referendumi mbi një marrëveshje paqeje, e cila do të përfshinte edhe heqjen dorë nga disa territore.
Një burim nga Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump beson se ekziston një mundësi reale për paqe dhe se u beson njerëzve që ka dërguar për bisedime. Edhe pas paraqitjes së një plani fillestar me 28 pika, Trump ka treguar se e mbështet çdo përpjekje që synon arritjen e një marrëveshjeje.
Zelensky ka deklaruar se Rusia kërkon të marrë të gjithë rajonin e Donbasit, gjë që Ukraina nuk e pranon.
Sipas tij, populli ukrainas duhet të vendosë vetë për këtë çështje, qoftë përmes zgjedhjeve apo një referendumi. Ndërkohë, shumica e ukrainasve vazhdojnë të jenë kundër dorëzimit të Donbasit.