Presidenti amerikan, Donald Trump tha se se njerëzit e tij janë në kontakt me presidenten e përkohshme të Venezuelës, Delcy Rodriguez, por nëse ajo nuk i dëgjon udhëzimet e SHBA-së, do të përballet me një fat të ngjashëm me atë të Maduros.
Presidenti më vonë u pyet për kërcënimet që po bëhen kundër Kubës dhe nëse SHBA-të planifikojnë apo jo të bëjnë një veprim të ngjashëm në atë komb të Karaibeve, pyetje të cilës shefi i Shtëpisë së Bardhë iu përgjigj duke thënë se Kuba është vend që do bjerë vetë.
Lindsey Graham, një senator amerikane dhe aleat i presidentit, gjithashtu në fluturim, mbështeti veprimet e presidentit dhe tha se asnjë ushtri tjetër nuk do të kishte qenë në gjendje ta kapte Maduron të gjallë.
“Ju thjesht prisni për Kubën. Kuba është një diktaturë komuniste që ka vrarë priftërinj dhe murgesha. Ata kanë sulmuar popullin e tyre. Ditët e tyre janë të numëruara”, u shpreh Graham.
Trump u pyet gjithashtu për deklaratat e tij të kaluara kundër ndryshimit të regjimit dhe ndërtimit të kombit dhe tha: “Është në zonën tonë, doktrina Don-roe.
“Ne duam që vendet përreth nesh të jenë të qëndrueshme dhe të suksesshme dhe ku nafta lejohet të dalë lirisht”, u shpreh presidenti.
Presidenti tha gjithashtu se SHBA-të duhet ta “kthejnë” Venezuelën dhe e përshkroi vendin si “të vdekur”.
“Dhe do të na duhet të kemi investime të mëdha nga kompanitë e naftës për të kthyer infrastrukturën”, shtoi Trump.
Më vonë ai tha se SHBA-të nuk do të investojnë “asgjë” dhe se SHBA-të do të “kujdesen për vendin” dhe “njerëzit, përfshirë venezuelianët, po ashtu dhe ata që jetojnë në vendin tonë që u detyruan të largoheshin nga vendi i tyre”.
