Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, “do të paguajë një çmim më të lartë se Nicolás Maduro” nëse “nuk bën atë që është e drejtë”.
Deklarata u bë në një intervistë për revistën The Atlantic, gjatë një bisede telefonike, ku Trump u shpreh se rindërtimi i Venezuelës “nuk është diçka e keqe”.
“Venezuela është e falimentuar. Ky vend është një katastrofë nga çdo këndvështrim”, theksoi presidenti amerikan.
Komentet e Trump vijnë në një moment tensioni të lartë politik dhe diplomatik lidhur me zhvillimet e fundit në Venezuelë dhe rolin e udhëheqjes së përkohshme të vendit
