Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar mundësinë e një lufte të SHBA-së me Venezuelën, por ka lënë të kuptohet se ditët e Nicolás Maduros në pushtet janë të kufizuara.Në një intervistë për programin 60 Minutes të CBS, Trump u pyet nëse SHBA po përgatitej për luftë kundër Venezuelës. “Nuk mendoj. Nuk besoj se do të ndodhë. Por ata na kanë trajtuar shumë keq,” tha ai.Deklaratat vijnë ndërsa SHBA ka nisur goditje ndaj mjeteve të dyshuara për trafik droge në Karaibe, të cilat, sipas administratës Trump, synojnë të ndalojnë fluksin e narkotikëve drejt territorit amerikan.
Trump mohoi pretendimet se operacionet kishin për qëllim rrëzimin e Maduros, duke thënë se “janë për shumë gjëra”. Sipas CBS News, të paktën 64 persona janë vrarë nga goditjet amerikane në Karaibe dhe Oqeanin Paqësor Lindor që prej fillimit të shtatorit.
Duke folur nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, Florida, Trump tha: “Çdo anije që shkatërrohet, ndalon 25 mijë vdekje nga droga dhe shpëton familje në të gjithë vendin.”Kur u pyet nëse SHBA planifikon sulme tokësore, ai nuk e përjashtoi mundësinë: “Nuk do të thoja se do ta bëja… Nuk do t’ju tregoj çfarë do të bëj me Venezuelën – nëse do ta bëja apo jo.”
