

Presidenti amerikan Donald Trump u takua në Nju Jork me Volodymyr Zelensky, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, duke deklaruar se Ukraina është në gjendje të rimarrë të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia. Në një mesazh në Truth Social, ai tha se me mbështetjen e BE-së dhe NATO-s, kthimi në kufijtë e para luftës është plotësisht i mundur, duke e cilësuar Rusinë një tigër prej letre.
Zelensky e përshëndeti këtë si një kthesë të madhe, duke deklaruar se Trump është i informuar për të gjitha aspektet e luftës. Ai theksoi se takimi ishte produktiv dhe se u diskutuan kthimi i fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia dhe hapa të rinj drejt paqes.
Më herët, Trump kishte kërkuar që vendet evropiane të ndalonin menjëherë blerjet e energjisë ruse, ndërsa Zelensky apeloi për më shumë presion dhe sanksione ndaj Moskës.