
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se zgjidhja e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës është “lufta e fundit” që i ka mbetur për të ndërmjetësuar. Gjatë një deklarate për mediat, Trump u shpreh optimist për një zgjidhje, por theksoi se “urrejtja personale mes dy liderëve” po e bën procesin të vështirë.
“Është bërë e ndërlikuar sepse të dy liderët e urrejnë njëri-tjetrin më shumë se gjithçka tjetër,” tha ai, duke iu referuar Vladimir Putinit dhe Volodymyr Zelenskyyt.
I pyetur nëse mendon se Ukraina mund ta fitojë luftën, Trump u përgjigj: “Nuk mendoj se do ta fitojnë, por mund ta fitojnë. Nuk kam thënë kurrë se do ta fitojnë – kam thënë se mund të ndodhë gjithçka. Lufta është diçka shumë e çuditshme.”