Një ndër operacionet më spektakolare të kryera nga Policia e Durrës dhe ajo e Tiranës, çoi në arrestimin e një prej emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri, siç është Aldo Avdyli nga Shijaku.
Para se Avdyli të kapej gafil, në zonën e liqenit të Thatë, në një pallat shumë pranë “Queen Casino”, efektivët e RENEA-s dhe agjentët e policisë kriminale të përballeshin me një personazh të pazakontë që nuk e kishin parashikur në këtë operacion.
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar nga burime pranë repartit RENEA se një ministër i Edi Ramës, është përballur me efektivët e policisë, para se ata të lokalizonin apartamentin dhe më pas të arrestonin të shumë kërkuarin, Aldo Avdyli.
Bëhet fjalë për ministrin aktual të Mjedisit, i cili në orët e para të mëngjesit është çuar i traumatizuar nga krevati dhe është përballur me RENEA-n tek dera e apartamentit.
Policia kriminale kishte lokalizuar saktësisht Aldo Avdylin, duke e gjurmuar atë me paisjen inteligjente “IMSI CATCHER”, por saktësisht nuk dihet se në çfarë apartamenti ndodhej Aldo Avdyli.
Në orët e para të mëngjesit, RENEA dhe policia kriminale hynë në pallatin ku kishte lokalizuar Aldo Avdylin, duke kontrolluar fillimisht disa apartamente
Në njërin apartament, burimet policore tregojnë se kanë trokituar dhe kanë bërë thirje se ishin policia, ndaj personat brenda duhet ta hapnin derën vullnetarisht.
Por siç mësohet nga policia, nga brenda shtëpisë është dëgjuar një zhurmë dhe nga ana tjetër policët që ndodheshin në korridor janë bërë gati për të reaguar qoftë dhe me armë.
Personi që lëvizi në brendësi të apartamentit dhe më pas hapi derën, ishte ministri i sapo emëruar i Mjedisit në qeverinë “Rama 4”.
I tronditur nga ajo që pa, ai ju drejtua punonjësve të policisë se nuk kishte bërë asgjë, pasi pikërisht atë ditë kur policia kishte bërë aksionin, ministri kishte marë zyrtarisht detyrën e ministrit.
Njësia e policisë e bindur që kishin trokitur në derën e gabuar ka vijuar më pas më kontrollin e disa apartamenteve të tjerë, derisa hynë pikërisht në apartamentin ku qëndronte i shumë kërkuari Aldo Avdyli.
