Një atentat mafioz, i cili ndodhi në mesditë pranë aeroportit të Rinasit tronditi vendin sot. Nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Ky i fundit nuk ishte emër i panjohur, pasi në vitin 2011 së bashku me të vëllanë është konfliktuar fizikisht me deputetin e Partisë Socialiste në atë kohë, Sajmir Tahiri.
42-vjeçari, sot agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), u përplas me Tahirin 20 metra larg Ministrisë së Brendshme, në një protestë paqësore të Forumit Rinor të opozitës.
Në atë kohë, 28 vjeçari Mustafa Sheqeri ka pohuar se është telefonuar nga i vëllai i tij Shemsiu, i cili i ka thënë që të shkonte urgjentisht se po shkatërrohej dyqani. Po atë ditë, Tahiri i është prezantuar të riut se ai ishte deputet, por Sheqeri nuk e ka marrë parasysh këtë dhe është përgjigjur duke i thënë: “e kujt i ha.. se ti je deputet”.
