Në puntatën e fundit të emisionit “Mirëmbrëma Yje”, ishin të ftuar Zhaklin Lekatari, Arjan Konomi dhe Inida Gjata (Zhaku).
Teksa intervistoheshin nga Arbana Osmani, tre të ftuarit duhet të jepnin nga një koment mbi disa personazhe publike.
Momenti që ngjalli më shumë reagime ishte ai kur në ekran u shfaq fotografia e Egla Cenës.
Komentet e dy prej të ftuarve ishin mjaft të ashpra dhe aspak pozitive.
“Homofobe,” u shpreh shkurtimisht Zhaklin Lekatari, ndërsa menjëherë pas saj, Zhaku reagoi me komentin: “Kjo është idiote komplet.”
Ndryshe nga dy koleget e tij, Arjan Konomi zgjodhi të mos shprehej mbi aktoren, duke deklaruar se nuk e njeh personalisht dhe për këtë arsye nuk kishte koment.
Nuk dihen ende arsyet që i shtynë të ftuarit të jepnin këto komente të forta për Egla Cenën, por momenti solli reagime të menjëhershme në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës u ndanë mes dakordësive dhe kritikave për mënyrën e shprehjes së tyre.
