Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi, duke shpallur të pavlefshëm urdhrat e lirimit nga detyra.
Sipas gjykatës, shkarkimi është kryer në kundërshtim me ligjin, duke përbërë një shkelje të standardeve ligjore dhe procedurale.
Vendimi gjyqësor ka efekt të menjëhershëm dhe është i detyrueshëm për zbatim.
Alban Dokushi u shkarkua nga detyra me urdhër të kryetares së komanduar të Bashkisë Anuela Ristani, pas arrestimit të Erion Veliajt!
