
Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion mëngjesin e sotëm në disa qytete. Aksioni i SPAK mësohet se është zhvilluar në Elbasan , Tiranë dhe Durrës.Prokuro0ri i çështjes Vladimir Mara, raporton gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar 11 masa sigurie të firmosuara nga GJKKO, për dyshime për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge.Emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin Sky Ecc dhe 4 prej tyre iu është komunikuar masa e sigurisë në burg, ku ndodhen për një dosje tjetër.Gjatë aksionit, u arrestuan 3 prej personave për të cilët u lëshua masë sigurie. Ndërsa mësohet se 4 të tjerë janë në kërkim