Donald Trump e ka paralajmëruar Hamasin që të kthejë menjëherë trupat e pengjeve brenda 48 orëve të ardhshme, përndryshe vendet e tjera të përfshira në marrëveshjen e paqes në Lindjen e Mesme do të ndërmarrin veprime.Presidenti amerikan, në një postim, theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes në Lindjen e Mesme dhe shprehu besimin e tij se ajo mund të jetë “e qëndrueshme”. Megjithatë, ai theksoi se për të ruajtur këtë paqe, Hamasi duhet të kthejë trupat e pengjeve, përfshirë dy qytetarë amerikanë.
“Hamasi duhet të fillojë t’i kthejë trupat shpejt”, theksoi ai, duke shtuar se disa janë të vështira për t’u rikuperuar. Megjithatë, Trump tha se “trupat e tjerë mund të kthehen tani dhe për ndonjë arsye nuk po”. Ai sugjeroi që kjo vonesë mund të lidhet me çarmatimin e anëtarëve të Hamasit, duke vënë në dukje se marrëveshja kërkon “pajtueshmëri të plotë nga të dyja palët”.
“Le të shohim se çfarë do të bëjnë në 48 orët e ardhshme”, përfundoi presidenti amerikan, duke theksuar se po e monitoronte situatën “shumë nga afër”.
