
“Unë e kam parë kur e nxorrën nga dhoma si kishte në Rrëshen. E vunë në karrocë dhe nuk e shoqëronte asnji kufomën.Asnji s’kishte frikë prej asaj.
Ne njerzit e thjeshtë e shikonim me shumë respekt. Ishin komunistat plehnat si kishin frikë nga Myseneja, nga sepse ajo ishte shumë lart në çdo aspekt. Dhe të tregoj, komshijtë që jetonin me të e donin e respektonin të gjithë. Në pallatin ku jetonte ishin njerez te thjeshtë!!!!Në rrugë kur dilte me ec, ajo nuk ja perfillte askërkujt, as nuk kishte frikë nga plehrat komuniste.Ngelet UNA GRANDE DONNA NELLA STORIA MYSENE KOKOLARI
“Kujtime nga Valbona Jaku.
***Më 13 gusht 1983 Musine Kokalari do të mbyllte sytë pas një kalvari të gjatë vuajtjesh, të cilat nuk ia cënuan integritetin moral dhe intelektual. Ashtu siç pjesën më të madhe të jetës e kaloi në vetmi, njëlloj do të ishte epilogu përmbyllës.Ajo ndodhej e vetme në dhomën e saj të thjeshtë në Rrëshen, rrethuar nga librat dhe fotot familjare, kujtime të një jete të kohës së largët, si dhe fotot e rilindasve që ishin frymëzuesit dhe mësuesit e saj, kur shpirti i saj do të fluturonte te ëngjëjt.Po ashtu, i pazëshëm dhe si i pavënëre do të ishte varrimi i saj. Për vajzën që kishte përshkruar në librat e saj gjithë ritualet e jetës, që nga lindja e deri te vdekja, nuk do të zbatohej asnjë ritual.
Trupi i saj u gdhi pa njeri pranë dhe nuk u gjend askush i gatshëm të ndihmonte për të kryer ritin mortor. Askush nuk pranoi të shoqëronte trupin e saj në varreza.
Vetëm 24 orë më pas, u gjend një makinë riportabël e ngarkuar me zhavorr. Mbi zhavorr vendosën barrën që mbante trupine zonjës më të rëndësishme shqiptare deri më sot dhe transportuan në varreza të shoqëruar nga katër veë të internuar e të persekutuar, njeri prej të cilëve ishte varrmihësi.