

Dy inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Berat, Ronaldo Lika (27 vjeç) dhe Griselda Doksani (25 vjeçe), janë vënë nën hetim dhe ndaj tyre janë lëshuar urdhër-arreste, pas kthimit nga Kroacia të një sasie të madhe domatesh që dyshohet se nuk plotësonin standardet e sigurisë ushqimore.
Sipas hetimeve, Lika dhe Doksani kanë kryer kontrolle në subjektin në pronësi të Mariglen Qorrit, i cili kishte eksportuar rreth 8 ton domate, duke plotësuar në mënyrë fiktive praktikat zyrtare. Ata dyshohet se nuk kanë marrë mostrat përkatëse nga magazinat, nuk kanë bllokuar produktet e dyshuara dhe kanë pranuar faturat e rreme të paraqitura nga Qorri, duke tjetërsuar kështu të dhënat mbi nivelin e lartë të preparateve të konstatuara në domate.