
Presidentja e Komisionit Evropian mbërriti sot në Tiranë, ku u prit nga kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj. Takimi zhvillohet në kuadër të vizitës së saj në Ballkan, për të diskutuar integrimin evropian dhe projektet e përbashkëta me BE.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Presidencën e Shqipërisë, ku u prit zyrtarisht nga presidenti Bajram Begaj. Dy liderët zhvilluan një takim në ambientet e Presidencës, për të diskutuar zhvillimet e fundit në procesin e integrimit evropian, bashkëpunimin ekonomik dhe mbështetjen e BE për reformat në Shqipëri.
Pas takimit, von der Leyen la edhe një shënim në librin e përshtypjeve të Presidencës, duke vlerësuar përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe rolin e saj në stabilitetin rajonal.
Vizita e presidentes së Komisionit Evropian është pjesë e turit të saj në Ballkanin Perëndimor, ku do të zhvillojë takime të ngjashme edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, për të forcuar dialogun dhe mbështetjen ndaj vendeve të rajonit në procesin e anëtarësimit në BE.