Aleksia Peleshi, vajza e Niko Peleshit ka rrëfyer hapur se është konvertuar në fenë islame.
Aleksia është shprehur se udhëtimi i saj shpirtëror ka nisur pesë vite më parë, kur për herë të parë kishte marrë pjesë në faljen e xhumasë.
Sipas saj, rruga drejt besimit ka qenë e gjatë dhe e menduar me kujdes:
“M’u deshën vite që të ndieja momentin e shahadetit. Ky ka qenë një vendim i pjekur,” – ka theksuar ajo.
