

Të paktën 43 ushtarë janë vetvrarë që nga tetori 2023, ushtria mohon lidhjen me shërbimin ushtarak
Çështja e shëndetit mendor të trupave izraelite ka dalë në qendër të debatit publik, pas raportimeve se të paktën 43 ushtarë janë vetëvrarë që prej tetorit 2023, periudhë që përkon me angazhimin intensiv të ushtrisë në Gazë. Autoritetet ushtarake refuzojnë të pranojnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes shërbimit dhe vetëvrasjeve, duke theksuar se rastet janë të izoluara.
Megjithatë, familjarët e viktimave, përfshirë edhe nënën e një ushtari që i dha fund jetës, pas disa misioneve në Rripin e Gazës, e kundërshtojnë këtë version. Ata akuzojnë ushtrinë për mungesë transparence dhe përpjekje për të minimizuar problemin.
Ekspertët paralajmërojnë se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dhunës dhe traumës së konfliktit, ka pasoja serioze mbi shëndetin psikologjik të ushtarëve, ndërsa numrat e vetëvrasjeve tregojnë për një krizë që nuk mund të fshihet pas mohimeve zyrtare.