

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka lënë sot ambientet e burgut, pasi përfundoi ditët e mbetura të dënimit të tij, të konfirmuar nga Apeli i GJKKO-së.
Dako qëndroi 11 ditë në qeli, pas vendimit të Apelit që i ktheu masën nga arrest shtëpie në burgim. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, ai nuk u transferua drejtpërdrejt në paraburgim, por në spitalin rajonal të Durrësit, për shkak të problemeve shëndetësore. Ish-kreu i bashkisë vuante nga aritmia, ankthi dhe një hernie diskale, çka bëri që të trajtohej në repartin e Infektivit.
Vendimi i Apelit të Posaçëm, i cili e dënoi me 2 vite e 8 muaj heqje lirie, u ekzekutua menjëherë nga SPAK. Pas kësaj periudhe, Dako ka shlyer masën e dënimit dhe, sipas burimeve zyrtare, çështja ndaj tij konsiderohet e mbyllur.