Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka paraqitur Gjykatës së Posaçme një kërkesë zyrtare, ku kërkon t’i garantohet e drejta kushtetuese për t’u njohur realisht dhe efektivisht me aktet e dosjes ndaj tij.
Prej më shumë se 9 muajsh në paraburgim, Veliaj nuk është lejuar të lexojë asnjë faqe të dosjes, pasi:
– USB-ja e dorëzuar avokatëve nuk mund të përdoret në kushtet e sigurisë së burgut;
– gjykata nuk i ka vënë në dispozicion një kopje fizike të materialeve;
– aktet e depozituara në gjykatë nuk përputhen me ato të dorëzuara në USB nga prokuroria.3
