Në një reagim të shpërndarë përmes avokatëve, Erion Veliaj ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e cilësuar atë “jo një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare”.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket — popullit të Tiranës”, shkruan Veliaj në mesazhin e tij, ku falënderon qytetarët që “besuan, pritën dhe nuk u dorëzuan”.
Sipas tij, Gjykata ka rivendosur “dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull”.
“E drejta mund të vonojë, por nuk harron,” shton Veliaj, duke theksuar se do të kërkojë të mos pengohet në ushtrimin e mandatit që i është besuar.
Mesazhin e tij ai e mbyll me ton optimist: “Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!”
